Reagon Ballkani: Disa tifozë tanë pësuan lëndime serioze në një sulm tinzar nga “Plisat”

Reagon Ballkani: Disa tifozë tanë pësuan lëndime serioze në një sulm tinzar nga “Plisat”

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se tifozët e tyre të lënduar sot pas përleshjeve me Plisat e Prishtinës janë liruar pas trajtimit në QKUK.

Disa nga tifozët e Ballkanit u lënduan pas përleshjeve para fillimit të duelit, të cilin në fund e fitoi Ballkani me rezultatin 0:1, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Ballkanit shpreson që rastet tjera të mos përsiten më kurrë në Kosovë.

Ja njoftimi i klubit të Ballkanit (pa ndërhyrje):

“Te dashur tifoz,
Ju njoftojmë se pas sulmit te ndodhur para fillimit te ndeshjes nga tifozet nikoqir disa nga tifozet tanë me te zjarrt pesuan lendime serioze ne nje sulm tinzar te provokuar dhe te organizuar nga tifoz te pandergjegjshem.
Pas trajtimit ne emergjencen e QKUK fatmiresisht te gjjthë te lenduarit janë liruar per ne shtepi.
Derbit te Superliges nuk i takojne sjellje te ketilla te shemtuara dhe te rrezikshme per jeten.
Urojme qe raste te tilla mos te perseriten ne ndeshjet e tjera neper Kosove pasi mundet te pesojn edhe me keq ndonje tifoz”, shkruan klubi.

Related Articles