Xhelal Krasniqi është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Obiliqit.
Lajmin e bëri të ditur kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook.
“Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes”.
Haradinaj ka bërë të ditur se Xhelal Krasniqi ka qenë medresant si dhe ka mbaruar studime për gjuhën angleze.
“Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies”, ka shkruar më tej Haradinaj.
Ndryshe, Xhelal Krasniqi ka përvojë 15 vjeçare në arsim, e gjithashtu merret me trajnimin e mësimdhënësve në teknologji informative.