Xherdan Shaqiri deklarohet për herë të parë si futbollist i Lyonit

Xherdan Shaqiri deklarohet për herë të parë si futbollist i Lyonit

Xherdan Shaqiri, është deklaruar për herë të parë si futbollist i Lyonit, pas transferimit të tij nga skuadra e Liverpoolit.

Shaqiri kompletoi transferimin në skuadrën franceze, gjatë ditës së djeshme, të cilët paguan në arkat e klubit të Liverpool shumën e gjashtë milionë eurove, si dhe pesë të tjera në formë të bonuseve.

Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, futbollisti nga Zhegra e Gjilanit tha se mezi pres të paraqitet me fanellën e Lyon-it, si dhe të shfaqë përvojën e tij në ekip.

“Ndihem krenar dhe i lumtur që zyrtarisht tani jam lojtar i Lyon-it dhe mezi pres që të takohem me shokët e skuadrës dhe të fillojë përvojën e re në këtë klub”, deklaroi Xherdan Shaqiri.

Ai ndalet duke folur edhe për tifozët e skuadrës franceze, derisa shpreson se para tyre të shënojë sa më shumë gola.

“Stadiumi është i mrekullueshëm dhe kur e pash atë, e imagjinoja të mbushur me tifozë, të cilët shpresoj që do t’i bëjë të lumtur duke shënuar sa më shumë gola. Nga ta ndjeva mbështetje qysh në fillim, pasi që më kanë mbështetur nga gjithë bota duke më shkruar”, shtoi ai.

Kujtojmë që Shaqiri është pjesë e skuadrës së Liverpool-it që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga Stoke City për shumën e 15 milionë eurove.

Gjatë kësaj kohe me “the reds”, ai është paraqitur në 63 ndeshje në të gjitha garat, nga të cilat ka shënuar tetë gola.

Derisa, përveç këtyre klubeve, ai ka luajtur edhe për skuadrat: Basel, Bayern Munich dhe Inter.

Related Articles