Xherdan Shaqiri fotografohet me legjendën Tuncay Sanli, shtohen zërat për transferim te Fenerbahce

Xherdan Shaqiri fotografohet me legjendën Tuncay Sanli, shtohen zërat për transferim te Fenerbahce

Ylli shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri mund të transferohet këtë verë të klubi madh turk, Fenerbahce.  

Shaqiri ishte pjesë e Euro 2020 me Zvicrën, duke bërë paraqitje brilante, teksa shënoi edhe tri gola dhe një asistim.

Megjithatë, e ardhmja e tij te Liverpooli vazhdon të mbetet pezull dhe largimi i tij nga Anfield është shumë i mundur.

Klubet e interesuara për reprezentuesin zviceran nuk kanë munguar asnjëherë, ndërsa interesimi më i madh vjen nga Turqia.

Ekipet e mëdha si Fenerbahce, Besiktas dhe Galatasaray kanë treguar interesim të madh për djaloshin gjilanas.

Por, vetëm Fenerbahce duket se mund të arrijë qëllimin dhe ta transferojë sulmuesin anësor të Reds.

Një fotografi e fundit e publikuar me legjendën turke te Fenerbahces, Tuncay Sanli veçse ka shtuar edhe më shumë zërat për transferimin e Shaqirit në Stamboll. 

Related Articles