Xhevahire Izmaku, ka dhënë sot dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në “Facebook”, ku ka theksuar se po jep dorëheqje nga katër pozita të rëndësishme që i mbante brenda kësaj partie.
“Unë po jap dorëheqjen dhe po largohem nga PDK, duke nisur nga: • Dorëheqje nga pozita e anëtares se Këshillit Drejtues; • Nënkryetares sē degës së PDK-së në Vushtrri dhe përfundimisht nga të qenurit- • Anëtare e PDK-së!”, thuhet në shkrimin e saj.
Më tutje ajo shkroi se më nuk beson në projektin dhe vizionin e PDK-së.
“Me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se SOT jap dorëheqje nga të gjitha strukturat dhe funksionet e PDK-së. Vendimi për t’u larguar nga shtëpia të cilën edhe vet e kam ndërtuar, nuk ishte aspak i lehtë, por rrugët tona ndahen këtu sepse unë më tutje nuk besoj në projektin dhe vizionin e PDK-së dhe kontributi im i mëtutjeshëm aty, nuk do të ishte i sinqertë”, ka shkruar ndër të tjera ajo.