Futbollistët e njohur, Xhevdet Shabani dhe Labinot Ibrahimi, pritet që sezonin e ri të luajnë në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Enigma.
Dyshja pritet që t’i bashkohet KF Feronikelit, njofton gazetari i ‘Art Motion’, Arbon Flugaj.
Lojtarët janë bindur nga plani i drejtueseve për rikthim të shpejtë në Superligë.
Përveç Ibrahimit dhe Shabanit, tek Feronikeli u raportua se drejtimin e skuadrës e ka marrë Granit Begolli.
Më poshtë e gjeni postimin e gazetarit: /Gazeta Enigma/