Xhiro e 13-të e Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll do të vijojë sot me dy ndeshje të tjera mjaft interesante.
Kryendeshja e ditës së sotme është pa dyshim ajo mes Llapit dhe Prishtinës.
Llapjanët janë pa fitore në secilën nga pesë ndeshjet e fundit në kampionat, duke i humbur tri dhe barazuar dy, me fitoren e fundit të arritur ndaj Suharekës në shtator. Podujevasit ndodhen në pozitën e 7-të me 15 pikë të mbledhura pas 12 xhirosh.
Prishtina ndërkohë vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Dritës në kryeqytet, e cila renditet e katërta në tabelë me 20 pikë pas 12 xhirosh.
Dueli tjetër interesant është ai mes Ferizajt dhe Dritës.
Ferizaj u mposht në ndeshjen e fundit si mysafir nga Prishtina, pasi paraprakisht ishte në një seri prej tre fitoreve dhe një barazim. Ata ndodhen në pozitën e 8-të me 14 pikë.
Drita ndërkohë vjen pas një barazimi 1-1 ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”, dhe ndan pozitën e dytë me Ballkanin dhe Malishevën, me pikë të barabarta – nga 22.
Të dyja duelet fillojnë nga ora 13:00.