Java e fundit kampionale në Superligën e Kosovës në futboll luhet fundjavën e ardhshme.
Dueli kryesor i xhiros luhet në stadiumin “Liman Gegaj” me Malishevën dhe Dukagjinin që synojnë fitore për të arritur shmangjen e zonës që dërgon në barazh.
Prishtina që është vetëm një pikë larg barazhit do të vizitojë Podujevën për t’u përballur me Llapin.
Drenica ka punë të lehtë në udhëtim me Feronikelin dhe me një fitore eventuale do ta siguronte pjesëmarrjen në elitën e futbollit kosovar të paktën edhe për një edicion.
Ballkani dhe Gjilani do të përballen në ndeshjen që më shumë vlen për “statistika” sesa për të arritur ndonjë objektiv nga ekipet.
Të gjitha përballjet luhen të dielën e 22 majit me fillim nga ora 15:00.
Këto janë çiftet e xhiros së 36-të:
Ballkani – Gjilani
Llapi – Prishtina
Drita – Ulpiana
Malisheva – Dukagjini
Feronikeli – Drenica.