Xhudistët kosovarë përfundojnë me sukses përgatitjet në Podçetertek të Sllovenisë

Xhudistët kosovarë përfundojnë me sukses përgatitjet në Podçetertek të Sllovenisë

Xhudistët kosovarë kanë përfunduar me sukses përgatitjet në Podçetertek të Sllovenisë.

Përveç Kosoves, në këtë kamp përgatitor morën pjesë Sllovenia, Polonia, Çekia e Bosnja dhe Hercegovina.

Nga Kosova morën pjesë Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Dardan Cena, Anes Veseli, Rios Kuka, Blin Kuka, Erza Muminoviq, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Dëbora Gjakova, Fatjona Kasapi, Muhamedin Veseli e Kukë Kuka.

Atje prezent ishte edhe trajneri njëherit selektori Driton Kuka, si dhe ndihmës trajnerët Majlinda Kelmendi e Fatos Tabaku.

“Përgatitjet kishin sukses, kaluan mirë dhe pa lëndime, garuesit po përgatiten për sfidat që i presin këtë vit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare te Federatë së Xhudos së Kosovës.

Related Articles