Xhudistja Loriana Kuka sot zhvillon garën për të artën në “Paris 2024”

Xhudistja Loriana Kuka sot zhvillon garën për të artën në “Paris 2024”

Xhudistja nga Kosova, Loriana Kuka, do ta fillojë sot luftën e saj të parë, në rrugën drejt të artës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Kuka, e cila garon në kategorinë deri në 78 kilogram, përballë do ta ketë xhudisten nga Sllovania, Metka Lobnik.

Ndeshja është paraparë të fillojë nga ora 10:00.

Nëse Kuka arrin të sigurojë një medalje, kjo do të jetë e treta për Kosovën në këtë Olimpiadë. /Gazeta Enigma

Related Articles