Xiaomi pritet të hapë fabrikë makinash në Pekin

Xiaomi pritet të hapë fabrikë makinash në Pekin

Xiaomi, gjigandi kinez i telefonave inteligjentë, pritet të ndërtojë në Pekin një fabrikë që mund të prodhojë deri në 300 mijë automjete çdo vit.

Këto të fundit për njësinë e vet të automjeteve elektrike. Të paktën kështu kanë pohuar autoritetet në kryeqytet të shtunën e 27 nëntorit.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se fabrika e automjeteve të kompanisë do të ndërtohet në dy faza.

Xiaomi do të ndërtojë gjithashtu selinë e njësisë së saj automobilistike, zyrat e shitjeve dhe kërkimit në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik të Pekinit, sipas agjencisë së zhvillimit ekonomik të mbështetur nga qeveria.

E quajtur, Pekin E-Town, ka zbuluar edhe se parashikonte që fabrika të arrinte prodhimin masiv në vitin 2024, një qëllim i shpallur në muajin tetor nga shefi ekzekutiv i Xiaomi-it, Lei Jun.

Në muajin mars, Xiaomi ka deklaruar se do të angazhohej për të investuar 10 miliardë dollarë në një divizion të ri të makinave elektrike gjatë 10 viteve.

Kompania, referuar “Reuters”, e përfundoi regjistrimin e biznesit të njësisë së saj të makinave elektrike në fund të gushtit.

Ndërkaq, për të nxitur rritjen e shitjeve vendase për biznesin e vet të telefonave inteligjentë, kompania ka hapur mijëra dyqane.

Por këto dyqane Xiaomi synon t’i përdorë përfundimisht për planet e veta për të shitur automjete elektrike.

Related Articles