Futbollisti Karim Adeyem tash e disa ditë po qëndron në Kosovë.
Shkaku mund të jetë e dashura tij Loredana e cila vjen nga Kosova.
Në vendlindjen e të dashurës së Adeyemit është parë edhe ylli tjetër i Dortmundit, Emre Can i cili duket se po kalon kohë të mirë me shokun e skuadrës së tij.
Ndërkaq së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram, anësori 22-vjeçar, Karim Adeyem ka postuar një video teksa dëgjon këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Adeyem ka takuar edhe disa prej figurave të njohura politike e të artit.
Karim Adeyemi duke dëgjuar këngën “Mora fjalë…” rrugëve të Ferizaj 😄🇦🇱❤️ pic.twitter.com/BvQC01tBTp— LIG Sport (@lig_sport) June 5, 2024