Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah thirrje liderëve botërorë lidhur me Palestinën

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah thirrje liderëve botërorë lidhur me Palestinën

“Unë u bëj thirrje të gjithë liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin britanik, të bëjnë gjithçka për të ndaluar menjëherë dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Mjaft më”, shkroi Salah në Twitter.

Futbollisti egjiptian i Liverpoolit, Mohamed Salah reagoi për sulmet e Izraelit ndaj Mesxhid Al-Aksasë dhe palestinezëve në Kudsin Lindor të okupuar dhe u bëri thirrje liderëve botërorë të bëjnë gjithçka për të ndaluar dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

“Unë u bëj thirrje të gjithë liderëve botërorë, përfshirë kryeministrin britanik Boris Johnson, vendi i cili katër vitet e fundit ka qenë shtëpia ime që të bëjnë gjithçka për të ndaluar menjëherë dhunën dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm. Mjaft më”, shkroi Salah nga Twitteri.

Salah shkurt kohë para këtij postimi fotografinë e profilit në Twitter e ndryshoi me atë të fotografuar para Kupolës së Shkëmbit brenda kompleksit të Mesxhid Al-Aksasë.

Ai mori shumë pëlqime për një kohë të shkurtër nga ndjekësit e tij.

Related Articles