Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.
Lidhur me këtë temë ka folur deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri.
Kjo e fundit ka akuzuar pushtetin e VV’së duke thënë se e ‘’ka gllabëruar’’ sektorin e energjisë,
‘‘Energjia elektrike këtë vit është shty, por nuk do të thotë se nuk rritet. Edhe këtë vit, edhe vitin e kalum nuk kemi pas shkak që me pagu rritjen e energjisë elektrike, ka qenë keq menaxhim i sektorit elektroenergjetik. Ky pushtet e ka gllabëruar komplet sektorin e energjisë elektrike. Ku mund të jetë një sektor i pavarur kur në zyrën kur flitet, ku bëhet edhe tregtia e energjisë elektrike, ku është bilanci, është edhe vëllai i kryeministrit, në të njëjtën zyre’’, ka thënë ajo mes tjerash.
