Vazhdon të mos respektohet Ligji i Punës në tërësi, edhe pse gjendja e punëtorëve në sektorin privat s’ka shënuar ndonjë përmirësim, vlerëson Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”.
Gjatë konferencës për medie ku është prezantuar raporti i këtij instituti në prag të 1 majit, ditës së punëtorëve, Visar Ymeri, tha se Kosova ka shënuar progres në miratimin e legjislacionit për të drejtat e punëtorëve, por që zbatimi i tij ka ngecur.
“Legjislacioni për të drejtat e punëtorëve është avancuar dhe ka arritur nivel të kënaqshëm mirëpo problemin kryesor është moszbatimi i tij. Kur flasim për pagë minimale ajo nuk ka ndryshuar prej vitit 2011. Kur flasim për shëndetin dhe sigurinë në punë disa prej sektorëve kemi parë përkeqësim në këtë fushë. Mundësitë e barabarta për gra dhe burra mbetet e njëjtë sepse kanë humbur shpresën se mund të punësohen. Dhe çështja e fundit mos respektimi i ligjit të punës”, tha ai.
Nga të dhënat që kanë marrë nga Inspektorati i Punës del, 12 për qind e tyre s’kanë kontratë pune e të drejtën e pushimit.