Ndihmës trajneri i Shqipërisë, Pablo Zabaleta tha se trajneri i kombëtares, Sylvinho zgjodhi Uzunin nga minuta e parë – pasi ai është mjaft i shpejtë dhe mund të jetë opsion i mirë sonte.
“Uzuni është ndryshimi ynë i vetëm nga ndeshja e fundit me Serbinë, trajneri vendosi kështu, e dimë se sa i shpejtë është ai me topin, ai mund të jetë një opsion i mirë sonte”, tha Zabaleta në SuperSport2.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet sonte nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.