Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në konferencën për media pas mbledhjes së dy qeverive ka thënë se me kryeministrin Kurti nuk e ndajnë opinionin e njëjtë për “Open Balkan” por që nuk e pengon në bashkëpunimin ndërshtetëror, raporton Gazeta “Enigma”.
“Sa i përket “Open Balkan”, kemi opinione të ndryshme por kjo nuk na pengon në bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Unë mund të them se Kosova është e pavarur dhe i ka qëndrimet e veta”, tha Zaev para gazetarëve.
Ndërkaq, i pyetur për këtë çështje, tha se Kosova është e drejtuar kah e ardhmja, kah BE-ja.
LEXO EDHE: Kurti pyetet në Shkup për “Open Ballkan”, kjo është përgjigja e tij