Kanë përfunduar 90 minutat e ndeshjes mes Zalgiris dhe Ballkanit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.
Rezultati pas kohës së rregullt ishte ai i fillimit, 0:0, me ç’rast ndeshja shkon në vazhdime.
Vendasit u treguan shumë të rrezikshëm qysh në minutën e pestë. Por goditjen e tyre e priti Stivi Frashëri.
Njëherit, ky ishte rasti më i mirë në ndeshje. Kah fundi i pjesës së parë, Ermal Krasniqi ishte i vetëm me portierin, por nuk arriti të shënonte dot.