Zbardhen detajet se si u morën peng katër kosovarët në Durrës

Zbardhen detajet se si u morën peng katër kosovarët në Durrës

Katër turistë nga Kosova u morën peng nga dy durrsakët, Nexhmi Xhili, 49 vjeç dhe Dritan Kucaj, 48 vjeç.

Dy autorët të cilët u arrestuan nga policia, pretendojnë se turistët nuk kishin kryer pagesën për akomodimin në shtëpinë e pushimit. E për këtë arsye ata i morën turistët peng për 45 minuta në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime.

Mësohet se turistët kishin bërë rezervim online por kur kanë shkuar për të parë apartamentin që kishin rezervuar kanë qenë të pakënaqur me kushtet prandaj kanë vendosur të largohen.

Në momentin kur kanë hyrë në garazhin e pallatit, të apartamentit që kishin rezervuar online kanë nisur të debatojnë me pronarin e apartamentit, Ditan Kuçaj por dhe me një person të dytë.

Ata i kanë kërkuar të paguajnë për ditët që kanë rezervuar edhe pse nuk do të qëndronin por shtetasit kosovarë kanë kundërshtuar. Atëherë pronari ka vendosur ti mbyllë në garazh.

Related Articles