Kosova është nikoqir i Spanjës për takimin që luhet në Grupin B në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ndeshja që do të fillojë në ora 20:45, do të luhet të nesër (e mërkure) në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Bobby Maden, do të jetë gjyqtar i cili do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Spanjë që do të zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e UEFA-s.
Ai do të jetë i asistuar nga David Roome dhe Sean Carr, kurse gjyqtar i katërt do të jetë David Munro.
Ndërkaq asistentë të VAR-it do të jetë austriaku Jarred Gavan Gillett dhe anglezi Nick Hopton.
Spanja është lider i grupit me dhjetë, Suedia me nëntë, Kosova me katër, Greqia me tre dhe Gjoergjia me një sosh.