Klubet të cilat i kanë siguruar garat evropiane tashmë kanë filluar përgatitjet për ndeshjet e muajit korrik.
Klubi Futbollistik “Llapi” është njëra ndër skuadrat të cilat këtë sezon do të luaj në ‘Conference League’. Klubi llapjan këtë sezon e mbylli në vendin e katërt, por gjithashtu triumfoi edhe në garën për Kupën e Kosovës, shkruan Gazeta Enigma.
Shorti për raundin e parë në ‘Conference League’ do të ngrehet në muajin qershor, kurse tani janë mësuar edhe kundërshtarët e mundshëm të llapjanëve.
Në kuadër të këtij raundi, Llapi, mund të përballet edhe ndaj ekipeve shqiptare si Shkëndija e Tetovës dhe Partizani i Tiranës.
Kujtojmë që raundin e parë Llapi mund ta luaj në stadiumin “Zahir Pajaziti” ku pritet të ketë përkrahje të madhe nga tifozët.
Më poshtë mund t’i gjeni kundërshtarët e mundshëm të KF Llapit:
Estonia: Flora
North Macedonia: Shkëndija
Latvia: Riga
Armenia: Alashkert
Slovenia: Olimpija Ljubljana
Finland: KuPS
Luxembourg: Fola Esch
Montenegro Budućnost: Podgorica
Georgia: (country) Dinamo Tbilisi
Slovakia: Dunajská Streda
Slovenia: Mura
Belarus: Dinamo Minsk
Faroe Islands: B36 Tórshavn
Moldova: Petrocub Hîncești
Latvia: Liepāja
Gibraltar: Europa
Albania: Partizani
Iceland: Breiðablik
Faroe Islands: HB
Malta: Gżira United
Moldova: Milsami Orhei
Lithuania: Kauno Žalgiris
Wales: Bala Town
San Marino: Tre Penne
Gibraltar: St Joseph’s
Northern Ireland: Crusaders
Poland: Pogoń Szczecin
Poland: Lechia Gdańsk
/GAZETA ENIGMA/