Paolo Maldini po planifikonte një revolucion te Milani para shkarkimit të tij, duke dashur që klubi të zëvendësonte trajnerin Stefano Pioli me Andrea Pirlo, raporton Corriere dello Sport.
Drejtori teknik 54-vjeçar u shkarkua nga pronari Gerry Cardinale të hënën pas një takimi të shkurtër por të tensionuar.
Së bashku me Maldinin nga klubi është larguar ehde bashkëpuntori i tij Frederic Massara.
Maldini dhe Massara luajtën një rol vendimtar në rikthimin e Milanit në majat e futbollit italian, duke sjellë figura të rëndësishme si Mike Maignan, Rafael Leao dhe Theo Hernandez.
Largimet e dyshes e kanë futur klubin në një gjendje kaosi dhe kanë shkaktuar tensione mes lojtarëve.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, burime nga brenda kampit të Milanit sugjerojnë se Maldini donte që klubi të zëvendësonte Piolin me ish-bashkëlojtarin e tij Pirlo, i cili së fundmi u largua nga skuadra turke Fatih Karagumruk.