“Zbulohet” grupi kriminal që po gjykohet në Shqipëri, tregtonin mjete të vjedhura në Kosovë

SPAK ka dërguar për gjykim 7 person si grup i strukturual kriminal i drejtuar nga Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, pasi gjatë muajit shkurt 2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës së posaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë “Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer proçedurat e verifikimit dhe regjistrimit në sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetër të regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.

Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohet më datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.

Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore të Agjensisë së Mbikqyerjes Policore Tiranë.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar, ka përfunduar hetimet e procedimit penal nr. 40 tëvitit 2022 duke dërguar për gjykim të pandehurit:

– Selaudin Shahini, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”,në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 141/a, paragrafi 2 dhe 28/4, 333/a paragrafi 1, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

-Ndriçim Shahini, Ervis Cara dhe Endi Ahmetaj, akuzuar për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer mëshumë se një herë dhe në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi istrukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 2 dhe 28/4, 333/a paragrafi 2, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

– Vojsava Doda dhe Aurrel Shatri, akuzuar për veprat penale“Trafikimi i mjeteve motorrike”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 141/a, paragrafi 1 dhe28/4,333/a paragrafi 2, si dhe 334 pika 1 të Kodit Penal.

– Fatri Braha, akuzuar për veprën penale të “Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të pandehurit janë dërguar për gjykim për faktin se grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri, si dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar, gjatë muajit shkurt 2022 siguronte mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i kanë trafikuar në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosuranë to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

Në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri Endi Ahmetaj ka qenë punonjës policie në detyrën trupë shërbimi i forcës sëposaçme “Shqiponja”, në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, ndërsa e pandehura Vojsava Doda ka qenë inspektore policie pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

I pandehuri Fatri Braha, në kohën e kryerjes së veprës penale të“Shpërdorimit të detyrës” ka qenë punonjës policie me gradën inspektor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës, si dhe më datë 24.02.2022, duke qenë me detyrë“Ndihmës specialist kontrollor“, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, Kukës, me dashje nuk ka kryer proçedurat e verifikimit dhe rregjistrimit në Sistemin TIMS për të pandehurën Vojsava Doda, duke i krijuar asaj lehtësira për trafikimin e një mjeti të vjedhur në Republikën e Kosovës, mjet i cili ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë me targat e një mjeti tjetërtë regjistruar në Shqipëri, si dhe drejtohej nga kjo e pandehur.

Veprimtaria kriminale e të pandehurve është arritur të zbulohetmë datë 24.02.2022, si dhe të pandehurit janë arrestuar në flagrancë apo ndaluar më datë 25.02.2022.

Hetimet paraprake janë drejtuar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe janë zhvilluar në bashkëpunim me hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe oficerët e shërbimeve të policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorisë Vendore tëAgjensisë së Mbikqyerjes Policiore Tiranë.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit tëndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.r.t.

Related Articles