Presidenti kroat shokon kosovarët (VIDEO)

Presidenti kroat shokon kosovarët (VIDEO)

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, të hënën foli gjerë e gjatë për mospajtimet që i ka sesi perëndimi po reagon ndaj luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Madje tha se Krimea si territory kurrë nuk do t’i kthehet shtetit ukrainas. Në këtë kontekst, Milanoviq, tha diçka që habiti  fort.

Thotë se Kosova, u morrë nga Serbia prej bashkësisë ndërkombëtare përfshirë dhe vendin e tij.

Për këto deklarata Milanoviqit, i ka reaguar Ermina Lekaj-Perlaskaj, deputete me origjinë nga Kosova në parlamentin kroat.

Ajo shkruajti se Republika e Kosovës, u krijua në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, njëjtë sikur Kroacia.

Sipas saj Kosova atëbotë nuk ishte vetëm krahinë autonome , por edhe element përbërës I Federatës.

Duke i cilësuar marrdhënjet Zagreb-Prishtinë, të forta e që po rriten, Lekaj-Perlaskaj, përmendi edhe Forumin  Ekonomik Kosovë-Kroaci që u mbajt në kryeqytetin kosovar, më 26 janar.

Related Articles