Zbulohet identiteti i 18-vjeçarit që theri me thikë dy persona në Istog, përfundon prapa grilave

Zbulohet identiteti i 18-vjeçarit që theri me thikë dy persona në Istog, përfundon prapa grilave

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike. E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në Istog, ku një person dyshohet se ka therur me thikë dy persona.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Gentonis Imeraj, 18-vjeçar.

I riu për motive ende të panjohura, dyshohet se ka qëlluar me thikë viktimat E.G. [22-vjeçar] dhe Z.Gj. [24-vjeçar], duke u shkaktuar atyre lëndime trupore.

Imeraj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktimat janë dërguar me urgjencë në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit Rajonal në Pejë kanë bërë me dije se njëri prej viktimave ishte në gjendje më të rëndë dhe është dashur t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

Ndërkohë me urdhër të prokurorit, 18-vjeçari është ndaluar për 48 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Related Articles