Këto janë dy restorantet në Prizren që AUV-i ua vuri drynin – s’plotësonin kushtet higjienike

Këto janë dy restorantet në Prizren që AUV-i ua vuri drynin – s’plotësonin kushtet higjienike

Sot u raportua se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës mbrëmë në koordinim me Policinë e Kosovës ka kryer inspektime të përbashkëta në disa restorante në rajonin e Prizrenit, të cilat ofrojnë shërbime për klientë deri në orët e vona. Nga AUV bëjnë me dije për Sinjalin se pas inspektimit, dy lokale të gastronomisë janë mbyllur përkohësisht.

Sinjali mëson se dy lokalet e mbyllura janë ‘Lounge Bar Paradiso’ dhe ‘Emona 2000’.

Sipas AUV, lokalet në fjalë nuk kanë ofruar dëshmi për pajisjen e punonjësve me libreza sanitare dhe kushtet higjienike sanitare në hapësirat e brendshme të kuzhinës së restorantit, kanë qenë nën nivelin e duhur.

Inspektimi është realizuar ne 4 ( katër ) lokacione ne Komunën e Prizrenit. Dy lokale të gastronomisë nuk kanë ofruar dëshmi  për pajisjen e punonjësve me libreza sanitare. Nuk ka qen i kryer shërbimi i  Dezinfektimit Dezinsektimit Deratizimit DDD. Po ashtu   kushtet higjienike sanitare ne hapësirat brendshme të restorantit (kuzhinës) kanë qen nen nivelin e duhur higjienik. Mbi bazën e këtyre  janë mbyllur përkohësisht deri ne plotësim të kushteve të kërkuara sipas urdhrit të ekipit inspektues”, thuhet në përgjigjen e AUV-it për Sinjalin. 

Po ashtu janë shqiptuar edhe katër gjoba për subjekte juridike dhe tetë për persona fizik, të cilët nuk kanë respektuar ligjin anti-duhan.

Related Articles