Siguria publike në Kosovë po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Ky fenomen mjaft shqetësues, po shkakton pasiguri e humbje të mëdha. Hajnat, herë të vetëm vetëm e herë në grup arrijnë të bëjnë kërdi në biznese, shtëpi, zyra, lokale e objekteve fetare gjithandej vendit.
Për një rast të tillë që ka ndodhur që ka ndodhur para disa ditësh në një xhami në rrugën “Nexhat Orana” në Gjilan , Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka kryer vjedhje.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua është A. Kurtalani, 22-vjeçar, i cili përfundoi dje në stacion policor.
Ai po dyshohet se më 25 nëntor, ka depërtuar brenda xhamisë dhe nga kasaforta e bamirësisë ka vjedhur një shumë të parave të gatshme.
Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor për veprën penale “Vjedhje”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.