Zbulohet një objekt rrotullues ‘drithërues’ në Rrugën e Qumështit

Zbulohet një objekt rrotullues ‘drithërues’ në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët australianë thonë se kanë zbuluar një objekt të panjohur rrotullues në Rrugën e Qumështit, për të cilin ata pretendojnë se nuk është parë më parë.

Objekti është vërejtur se lëshon një shpërthim të madh radio energjie për një minutë të plotë çdo 18 minuta. Objekte që pulsojnë energji në univers dokumentohen shpesh. Por studiuesit thonë se diçka që ndizet për një minutë është shumë e pazakontë.

Ekipi po punon për të kuptuar më shumë.

Objekti u zbulua për herë të parë nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty në një rajon të periferisë së Australisë Perëndimore të njohur si Murchison Widefield Array, duke përdorur një teleskop dhe një teknikë të re që ai kishte zhvilluar. O’Doherty ishte pjesë e një ekipi të udhëhequr nga astrofizikante Dr Natasha Hurley-Walker, nga Universiteti Curtin i Qendrës Ndërkombëtare për Kërkimin e Radio Astronomisë (ICRAR).

“Po shfaqej dhe po zhdukej gjatë disa orësh gjatë vëzhgimeve tona,” -tha ajo në një njoftim për media nga ICRAR që dokumentoi zbulimin. “Kjo ishte krejtësisht e papritur. Ishte disi drithëruese për një astronom sepse nuk dihet asgjë në qiell që e bën këtë.”

Objektet që ndizen dhe fiken në Univers nuk janë të reja për astronomët – ata i quajnë “kalimtare”. Por një objekt që u ndez për një minutë të plotë ishte “me të vërtetë i çuditshëm”, u citua të thoshte në publikim astrofizikantja e ICRAR-Curtin, Dr Gemma Anderson.

ICRAR shtoi se pas kërkimit të të dhënave prej vitesh, ekipi ishte në gjendje të vërtetonte se objekti është rreth 4000 vite dritë nga Toka, është tepër i ndritshëm dhe ka një fushë magnetike jashtëzakonisht të fortë.

Teoritë rreth asaj se çfarë mund të jetë objekti përfshijnë një yll neutron ose një xhuxh të bardhë – një term që përdoret për mbetjet e një ylli të shembur. Megjithatë, pjesa më e madhe e zbulimit mbetet një mister.

Related Articles