Zbulohet porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, kush janë katër britanikët dhe vrasësi portugez (Emrat)

Zbulohet porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt, kush janë katër britanikët dhe vrasësi portugez (Emrat)

Edmond Haxhia është porositësi dhe organizatori i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Ai është nipi i Elton Lekstakaj i cili kanë qenë në hasmëri me fisin Nikulaj prej vitit 1997.

Përveç Haxhisë është shpallur në kërkim edhe një shtetas britanik dhe një portugez pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Shtetasit e huaj janë: shtetasi portugez Ruben Saraiva (vrasësi) dhe katër shtetasit britanikë, Harry SimsonThomas MithanSteven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Ata janë shtetas me precedentë të rrezikshëm kriminalë edhe në Britaninë e Madhe.

Vrasja është financuar nga Edmond Haxhia ndërsa britaniku dhe një shtetas portugez, kanë bashkëpunuar duke kryer ekzekutimin.

Shtetasi anglez ishte akomoduar dhe kishte qëndruar për disa ditë në hotelin dhe bar-restorantin “Coral” në pronësi të Ardian Nikulajt. Ky i fundit monitoronte lëvizjet e Nikulajt dhe i raportonte shtetasit portugez.

Konflikti mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj ka nisur plot 26 vite më parë, për motive banale lidhur me mospagesën e një 10 mijë lekëshi pas furnizimit të makinës në një pikë karburanti. Pak çaste më pas, anëtarë të fisit Lekstakaj u kthyen të armatosur duke qëlluar dhe vrarë vëllain e Ardian Nikulajt.

Pak muaj më pas u vranë në atentat Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja, nipi i familjes. Ndërsa në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe mbeti i plagosur rëndë Pjetër Lekstakaj.

Një prej shtetasve anglezë, i strehuar si turist në hotelin e Ardian Nikulajt

Related Articles