Atdhe Xheravina javën e kaluar është bërë pjesë e Big Brother. Ai që në start ka trazuar ujërat pasi ka filluar një raport më shumë se miqësor me Xhulin, duke mos iu pëlqyer të gjithë banorëve aty.
Por, gjatë javës, Xhuli ka bërë një bisedë me Artën, ku ka treguar se jashtë ka qenë në njohje me dikë tjetër.
Në bazë të asaj që ajo ka treguar të gjitha indikacionet shkonin tek reperi nga Shqipëria, Noizy.
“Na jemi kan’ 4 muaj bashkë. S’jom ka di çka me bo, jam në dilem shumë. Më pëlqen shumë. Por, ai më ka thënë mundesh me hy si singel por unë ko mu kanë për ty. Shko ti brenda dhe ki me pas përkrahjen time”, ishin fjalët e Xhulit.
Tutje, ajo ka treguar se koleksionin e ri të “Ilyrian bloodline” e kanë dizajnuar bashkë me Noizyn.
“Tash për inati, i ka dërguar Mbresës veshje se qito që po i vesh ky (Stresi) i kemi dizejnu bashkë. Kam qenë aty dhe më ka pyet cila po të pëlqen me bo”, tha ajo.