Heroi i Zvicrës mban emrin e Jan Zomerit. I formuar te Grasshopersi, prej 8 vitesh luan te Gladbahu, teksa prej një dekade mbron portën e Zvicrës me të cilën ka grumbulluar 64 prezenca. 587 ndeshje si profesionit e bëjnë një element tepër thelbësor te helvetët ku në moshën 32-vjeçare po përjeton një ëndërr të cilën do të tentojë ta ruajë me çdo kusht edhe në çerekfinale kundër Spanjës.
Pas kualifikimit historik ndaj Francës, mediat kanë arritur të zbulojnë një sekret tepër special për portierin Zomer. Bëhet fjalë për një palë size dielli të veçanta, të cilat portiere zvicerian i përdor për të stërvitur reflekset.
Kompania japoneze që i prodhon ato thekson se mjaftojnë 15 minuta në ditë, me ditë të alternuara, për dy muaj, për të siguruar reaktivitet më të mirë për ata që i përdorin.
Teknologjia që fshihet pas syzeve japoneze është ajo e dritave stroboskopoike, ato që zakonisht gjenden në diskoteka. Lentet goditen nga dritat që ndizen dhe fiken në intervale të shkurtra dhe të rregullta. Këto ndezje të vazhdueshme lejojnë që përdoruesi të ketë një pamje të lëvizjes me ngadalësim. Topi nuk do të perceptohet më me një lëvizje fluide, por me ndalesa. Ky lloj shikimi siguron një stimul neurologjik për atletin, i cili ka kështu mundësinë e rritjes së koordinimit sy-dorë-top.
Ende jo e përhapur në futboll, kjo teknologji përdoret gjerësisht në sportin amerikan, veçanërisht në MLS, ligën amerikane të bejsbollit, ku të gjitha ekipet përdorin këto lente. Me shumë gjasa, pas suksesit të Zomerit, numri i portierëve që do të përdorin këto lloj syzesh do të rritet ndjeshëm.