Zbulohet shuma që Barcelona duhet t’ia paguajë Bayernit, nëse Lewandowski shënon së paku 25 gola në sezon

Zbulohet shuma që Barcelona duhet t’ia paguajë Bayernit, nëse Lewandowski shënon së paku 25 gola në sezon

Është bërë e ditur se nga varen bonuset e transferimit të Robert Lewandowskit te Barcelona.



Sipas gazetarit nga “Bild”, Christian Falk, Bayerni do të marrë 1.25 milionë euro për çdo sezon në të cilin sulmuesi do të shënojë të paktën 25 gola për Barcelonën në të gjitha garat.

Kështu, shuma maksimale që mund të marrë Bayern si bonus është 5 milionë euro, pasi Lewandowski ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me katalunasit.

Kujtojmë se transferimi i polakut i kushtoi Barcelonës 45 milionë euro, pa përfshirë bonuset.

34-vjeçari ka shënuar 17 gola në 16 ndeshje për Barcelonën deri më tani në të gjitha garat këtë sezon

Related Articles