“Zbuten” Tigrat, njihuni me historitë interesante të Vllaznisë dhe Ulpianës

“Zbuten” Tigrat, njihuni me historitë interesante të Vllaznisë dhe Ulpianës

Vllaznia e Pozheranit dhe Ulpiana nga Lipjani kanë marrë një goditje tejet të rëndë nga Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht Komisioni i Disiplinës, derisa është vendosur që të përjashtohen nga Liga e Parë, rank në të cilin po bënin gara, shkruan Gazeta Enigma.

Historia interesante e dy klubeve është që brenda pak viteve ishin pjesë e kampionatit elitar të futbollit kosovar, mirëpo që statusin e humbën vetëm pas një sezone garimi.

Madje, në klubin nga Pozherani kishin menaxhuar trajnerë të njohur si Bekim Isufi, Bylbyl Sokoli, e Erdin Hashani.

Tani klubi nga “Ibrahim Kurteshi” detyrohet të zbres në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, për shkak se është konstatuar se ka trukuar ndeshjen e xhiros ndaj Ulpianës me rezultatin 3:4.

Me masën më të rëndë ndëshkuese janë ndëshkuar edhe “Tigrat” nga Lipjani.

Klubi nga “Sami Kelmendi” kishte sjellur disa emra të njohur në futbollin kosovar vite më parë, ndërsa tani zbret dy rangje më poshtë të garave.

Si për ironi të fatit, dy grupet e tifozërive quhen “Tigrat”.

“Tigrat” nga Pozherani dhe “Tigrat” nga Lipjani nga viti i ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Dytë.

/Gazeta Enigma/

Related Articles