Zëdhënësi i Qeverisë i thotë opozitës se për 11 vite pagën minimale e kanë ngritur veç 10 euro

Zëdhënësi i Qeverisë i thotë opozitës se për 11 vite pagën minimale e kanë ngritur veç 10 euro

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu u është përgjigjur kritikave të opozitës e cila po kërkon rritjen e pagës minimale deri në 400 euro, raporton Gazeta Enigma.

Kryeziu thotë se herën e fundit paga minimale ishte rritur për 10 euro, përkatësisht 50 euro.

“Nga 120 euro, siç ishte vendosur në vitin 2005, në 130 dhe 170 euro në 2011. Që atëherë e gjithë opozita e sotme, të gjitha me radhë, herë njëra e herë tjetra, e besa herë të gjitha bashkë, kanë qenë në qeverisje. Por për 11 vjet, paga minimale mbeti e njëjta”, ka shkruar Kryeziu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se sot po duket e pamjaftueshme rritja e synuar në 264 euro, teksa thotë se është rritje prej 134 euro, përkatësisht 94.

“Edhe një herë Qeveria Kurti po bën më shumë për qytetarët për një vit se çka kanë bërë të gjitha bashkë për më shumë se një dekadë”, shkroi Kryeziu.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin që përcakton rritjen e pagës minimale në 250, përkatësisht 264 euro.

Related Articles