Zëdhënësja në shërbimin e politikës së jashtme të BE-së, Nabila Masrali, tha se nuk mund të specifikojë se kur do të mbahet takimi i ri i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel dhe se për këtë do ta informojë me kohë opinionin.
“E vetmja gjë që mund të them është se kur të bëhet një mbledhje për shpalljen, do ta shpallim brenda afatit të caktuar, por në këtë moment nuk mund të them asgjë më shumë”, është përgjigjur Masrali i pyetur se kur është mbledhja e re e kryenegociatorëve.
Ndërsa zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian planifikon që shumë shpejt të organizojë takimin e radhës të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur zgjidhje për çështjen e dinarit me sugjerimin e ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak, pa specifikuar datën e saktë.