Lidhja Demokratike e Kosovës, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, u deklarua se mediat dhe gazetarët në vendin tonë përballen me mjedis armiqësorë, me sulme e kërcënime, shkruan Gazeta Enigma.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, u shpreh se shqetësues është fakti kur sulmet vijnë nga pushteti.
“Organizatat ndërkombëtare, si dhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë ngritur shqetësimet e tyre rreth lirisë së shtypit në Kosovë, duke potencuar se gazetarët përballen me kërcënime e friksim gjatë ushtrimit të punës së tyre”, u shpreh Halimi.
Ajo gjithashtu tha se në këtë ditë duhet angazhim i përbashkët dhe i fuqishëm në respektimin dhe vlerësimin e kësaj lirire.
“Ditët si kjo të na shërbejnë si çast reflektimi për krijimin e sigurisë së gazetarëve e ngritjen e vetëdijës së të gjithëve karshi rolit të rëndësishëm që kanë gazetarët”./GAZETAENIGMA/