Spektakli “Big Brother Vip Kosova 3” është shndërruar në programin më të komentuar të momentit.
Kjo për shkak të dinamikave të shumta që ky format aktualisht po jep.
Kur tashmë kanë kaluar më shumë se një muaj, gara vetëm sa po shkon e po bëhet më e fortë, shkruan Gazeta Enigma.
Së fundmi, në një detyrë sfiduese nga i ashtuquajturi ‘Vëllau i madh’, banorët janë përballur me disa fotografi të personaliteteve vendore dhe ndërkombëtare, ku është dashur që të identifikojnë me emër dhe mbiemër personazhin, që “Big Brother” e ka vendosur në ekran.
Jo të gjithë kanë njohur të gjitha personalitetet.
Kjo ka ngjallur shumë reagime në opinionin publik.
Madje, opinionisti i këtij formati, Milaim Zeka ka thumbuar edhe opinionisten tjetër, Olta Gixhari, që dikur ishte banore e këtij formati, por në Shqipëri.
“S’keni pse tronditeni. Ne Bigun e Shqiperise kishte “vipa” qe nuk e kane njohur as Prekazin, as Adem Jasharin”, u shpreh ai, duke iu referuar kësaj të fundit e cila nuk kishte qenë në dijeni për Adem Jasharin dhe familjen Jashari në tërësi gjatë një sfide që kishin pasur asokohe.
“Ky eshte niveli i “vipave” ne boten shqiptare!!!”, shtoi më tej Zeka. /Gazeta Enigma