SC Gjilani do të luajë ndaj skuadrës së Lituanisë, FK Liepaja në rrethin e parë të Ligës së Konferencës, shkruan Gazeta Enigma.
Trajneri i SC Gjilanit, Zekirija Ramadani në një prononcim për Gazetën Enigma, ka thënë se FK Liepaja është një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës.
“Një kundërshtar i respektuar në këtë fazë të garës. Kemi filluar mbledhjen e informacioneve për kundërshtarin edhe pse kemi pak njohuri, pasi që kemi parë ndeshjen me Strugën në edicionin e kaluar”, ka thënë Ramadani për Gazetën Enigma.
Ramadani ka thënë qëllimi i Gjilanit është që ta kalojnë këtë kundërshtar, pasi synimi i tyre është që të kualifikohen sa më larg.
“Do përgatitemi sa më mirë për këto dy ndeshje dhe presim që të kalojmë këtë rund të garës, pasi që qëllimi është të kualifikohemi sa më larg”, thotë ai.
Gjilani ndeshjen e parë do ta luajë si mysafirë më 7 korrik, kurse ato të kthimit pas një jave./GAZETA ENIGMA/