Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Bidenit të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë gjatë një bisede telefonike të premten.
Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it të rrisë përpjekjet për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe të shtojë sanksionet ndaj elitës ruse.
Ai tutje përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare.
Ndër të tjera, Zelensky dhe Biden biseduan për 49 minuta të premten. Gjatë telefonatës, Zelensky falënderoi Biden për masat e marra deri më tani, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit.