Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy tha se një fëmijë ka vdekur nga dehidratimi në Mariupolin e rrethuar nga forcat ruse.
Ssipas tij, fëmija ka qenë pa ujë, energji elektrike dhe ngrohje prej ditësh.
“Në vitin 2022, nga dehidratimi”, tha Zelenskiy në një video-adresim dhe e krahasoi rrethimin rus të qyteteve të Ukrainës me pushtimin nazist të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërsa, Reuters tha se nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë në mënyrë të pavarur vdekjen e fëmijës nga etja.