A duhet të frikësohen qytetarët e Kosovës nga situata e krijuar në Ukrainë? – Flasin nga NATO

A duhet të frikësohen qytetarët e Kosovës nga situata e krijuar në Ukrainë? – Flasin nga NATO

Ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rusë nga 24 marsi kur Rusia vendosi ta pushtojë Ukrainën.

Tensionet e vazhdueshme në Ukrainë kanë ngjallur frikë te qytetarët kosovar se Kosova mund të stabilizohet nga Serbia.

Zëdhënësi për media i NATO-s, Daniel Riggio ka thënë se misioni i tyre është që ta trajtojnë me seriozitet çdo zhvillim që mund të ndikojë në situatën e sigurisë në Kosovë.

 “Misioni ynë vazhdon të operojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX)”,  ka thënë për Gazetën Enigma zëdhënësi për media i NATO-s, Daniel Riggio.

Ai tha se NATO mbetet e përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm në Kosovë, duke shtuar se çdo ndryshim në qëndrim të forcës së KFOR-it mbetet i bazuar në kushte, e jo i drejtuar nga kalendarët.

Riggio theksoi se politika e NATO-s në lidhje me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor ka qenë e qëndrueshme gjatë gjithë kohës dhe sipas tij kështu mbetet edhe sot.

Ndër të tjera, ai tha se NATO mundëson trajtimin e menjëhershëm të çdo zhvillimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë.

Ndryshe, pasi institucionet kërkuan që të mbyllet hapësira ajrore mbi Kosovën, Riggio tha do të mbetet e hapur për aeroplanet rusë.

Ai ndër të tjera ka thënë se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s. 

Ndërsa, sot të paktën 21 civilë u vranë nga një sulm ajror i ushtrisë ruse.

Agresioni rus ka sulmuar edhe koridorin humanitar të refugjatëve.

Në njoftimin e kësaj Ministrisë së Jashtme të Ukrainës u bë e ditur se 30 autobusë dhe 8 kamionë nuk po lejohen të futen në qytetin ukrainas nga bombardimet ruse.

“Armëpushimi u shkel! Forcat ruse tani po bombardojnë korridorin humanitar nga Zaporizhzhia në Mariupol. 8 kamionë dhe 30 autobusë të gatshëm për të dërguar ndihma humanitare në Mariupol dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia. Presioni ndaj Rusisë duhet të rritet për ta bërë atë t’i përmbahet armëpushimit”, thuhet nga kjo ministri.

Kurse, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, civilët duhet të jenë në gjendje të evakuohen në mënyrë të sigurt nga Ukraina.


Ukraina ka nevojë për “korridore të vërteta humanitare, që respektohen plotësisht”, tha ai.

Ndryshe, mbi 2 milionë ukrainasë refugjatë ia kanë mësyer vendeve fqinje si Polonia, Rumania, Sllovakia , Hungaria dhe Moldavia.

Related Articles