Zelenskiy prezanton në OKB një video të krimeve të ushtrisë ruse

Zelenskiy prezanton në OKB një video të krimeve të ushtrisë ruse

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy iu drejtua sot Këshillit të Sigurimit të OKB-së, derisa përshkroi krimet e ushtrisë ruse në qytetin Bucha afër Kyivit.

Në fund të fjalimit të tij, ai prezantoi një video të rëndë, e cila tregonte krimet e ushtrisë ruse në Ukrainë.

Në fillim, Zelenskiy tha se ai po i drejtohej OKB-së “në emër të viktimave të Rusisë”.

“Dje u ktheva nga Bucha, e cila u çlirua së fundmi. Nuk ka krime që rusët nuk i kanë bërë atje. Ata vranë gra që u përpoqën të kërkonin ndihmë. Vranë familje të tëra dhe u përpoqën të digjnin trupa. Ata prenë gjymtyrët e njerëzve dhe ua prenë qafën. Ata i qëlluan”, tha Zelenskiy, duke shtuar se “ushtarët rusë kërkuan dhe vranë qëllimisht të gjithë ata që punonin për Ukrainën”.

Ai krahasoi krimet e ushtrisë ruse me krimet e ISIS-it. 

Masakrat në Bucha bënë që Bashkimi Europian të përgatis sanksione të reja kundër Rusisë. Disa shtete të bllokut tashmë kanë dëbuar diplomatë rusë nga vendet e tyre, të indinjuar me krimet makabre pranë Kyivit.

Related Articles