Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Biseda mes dy liderëve vjen në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Patëm një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. E urova për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona dhe hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam mbi situatën në front dhe mbi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjes për formulën tonë të paqes”, shkruan në një postim në Twitter presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama dha lajmin për hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev ndërsa më herët ministrja punëve të Jashtme Olta Xhaçka njoftoi se Shqipëria do të mbështesë Ukrainën dhe popullin e saj kundër luftës së agresionit të Rusisë.
Ajo theksoi se mirëpret bashkëpunimin në të ardhmen me homologun ukrainas, Dmytro Kuleba. /A2