Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një shkrimi në X, Zelensky tha se Ramën e ka informuar për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë.
Presidenti ukrainas tha se këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. E informova për sulmet e fundit ruse me raketa dhe dronë. Këto sulme tregojnë edhe një herë se Rusia nuk ka ndërmend t’i japë fund luftës. Kjo është arsyeja pse na duhet një presion mjaft i fortë për ta ndaluar. Ne mbështetemi në të gjitha hapat e nevojshëm në këtë drejtim që do të ndërmerren në të ardhmen e afërt”. Faleminderit Shqipëri për mbështetjen e Ukrainës dhe popullit tonë”, ka shkruar Zelensky.