Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat e tij të armatosura nuk janë të dekurajuara në përpjekjet e tyre për të “thyer” vullnetin e Moskës për të ndjekur një luftë gati pesë-mujore.
Zelensky, mes tjerash, tha se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t’i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë. Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk kemi alternativë”, tha ai.