Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është zotuar se Kievi do të përgjigjet pasi vendi u godit nga një raund tjetër sulmesh ruse gjatë natës.
Ai thotë se operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar, por se të paktën katër persona janë vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur nga këto sulme, shkruan BCC, transmeton Gazeta Express.
Rusia përdori “mbi 90 objektiva ajrore kundër civilëve dhe infrastrukturës”, thotë ai, duke përfshirë 81 dronë, raketa balistike e të të tjera që u lëshuan nga ajri.
“Ne padyshim që do t’i përgjigjemi Rusisë për këtë dhe të gjitha sulmet e tjera. Krimet kundër njerëzimit nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”, shtoi Zelensky në një postim në mediat sociale.
Ndërkaq, presidenti i SHBA-së Joe Biden ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë dje, duke thënë se Moska “nuk do të ketë kurrë sukses” në luftën e saj të vazhdueshme.
Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojë të mbështesë rrjetin energjetik të Ukrainës.
“Unë dënoj, në termat më të ashpër të mundshëm, luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e saj për të zhytur popullin ukrainas në errësirë”, tha Biden në një postim në X.
“Rusia nuk do të ketë kurrë sukses në Ukrainë dhe shpirti i popullit ukrainas nuk do të thyhet kurrë.”