Zelensky kërkon heqjen e vetos së Rusisë në OKB

Zelensky kërkon heqjen e vetos së Rusisë në OKB

Volodymyr Zelensky i ka thënë Këshillit të Sigurimit të OKB-së se mënyra për të sjellë paqen në Ukrainë, dhe për të parandaluar luftërat e mëtejshme të agresionit është përmes reformës themelore të organizatës.

Presidenti ukrainas argumentoi se lufta kishte demonstruar nevojën për të kufizuar të drejtën e vetos, për t’i dhënë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së fuqinë për të anashkaluar veton dhe për të zgjeruar anëtarët e përhershëm të këshillit përtej pesë fuqive aktuale, të cilët fituan pozicionin e tyre të privilegjuar në prag të nisjes së një lufte të dytë botërore, raporton “The Guardian”, transmeton Klankosova.tv.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, presidenti ukrainas tha se fakti që Rusia – shteti agresor në Ukrainë – gjithashtu ka të drejtën e vetos për të parandaluar këshillin e sigurisë të bëjë gjithçka për të ndaluar luftën, është një marrëzi e OKB-së.

“Në sistemin aktual”, tha Zelensky, “kërkimi për zgjidhje reale është zhvendosur nga aspiratat për kompromis me vrasës”.

Ai paraqiti propozime për reformën e OKB-së si pjesë e planit të tij të paqes prej 10 pikash. Ai mbështeti një ide, e cila është përkrahur nga Franca në të kaluarën, që në rast të “mizorive masive kundër të drejtave të njeriut” fuqitë e vetos së anëtarëve të përhershëm – Rusisë, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Kinës dhe Francës – duhet të pezullohen vullnetarisht.

Duke parashikuar se Rusia nuk do të heqë dorë nga privilegji i saj, Zelensky argumentoi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së duhet të ketë fuqinë për të anashkaluar veton e Këshillit të Sigurimit, me një shumicë prej dy të tretash.

Presidenti kërkoi po ashtu rritje për zgjerimin e këshillit të sigurisë për të akomoduar më shumë anëtarë të përhershëm, duke i dhënë përfaqësim më të gjerë për Azinë, një vend për Bashkimin Afrikan, botën islame dhe Gjermaninë.

Në fillim të seancës, përfaqësuesi i përhershëm rus, Vasily Nebenzya, kishte sfiduar të drejtën e Zelenskyt për të folur i pari në këshill. Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në krye të seancës, i tha Nebenzyas: “Ka një zgjidhje për këtë. Nëse jeni dakord që do të ndaloni luftën, Presidenti Zelenksy nuk do ta marrë fjalën”.

Related Articles