Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është shprehur optimist se lufta në Ukrainë mund të marrë fund me ndihmën e presidentit amerikan, Donald Trump, shkruan BBC, transmeton Gazeta Enigma.
Gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky falënderoi Trumpin për mikpritjen dhe e uroi për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.
“Mendoj se me ndihmën tuaj mund ta përfundojmë këtë luftë,” tha ai, duke shtuar se Rusia “nuk po arrin shumë suksese në fushëbetejë.
Zelensky po ashtu bëri të ditur se ka zhvilluar takime me kompani energjetike amerikane, të cilat janë të gatshme të investojnë në Ukrainë pas përfundimit të luftës.
Para nisjes së pyetjeve nga gazetarët, Trump e komplimentoi presidentin ukrainas për “xhaketen shumë stil”.