Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se Danimarka dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje sigurie.
Në një deklaratë në “X”, ai tha se marrëveshja “konfirmoi mbështetjen e palëkundur të Danimarkës për popullin tonë” dhe përfshin “të paktën 1.8 miliardë euro ndihmë për këtë vit”, shkruan Sky News.