Dukagjini konfirmon transferimin e Iljasa Zulfijit në Kazakistan

Dukagjini konfirmon transferimin e Iljasa Zulfijit në Kazakistan

Sulmuesi anësor, Iljasa Zulfiji ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin nga Dukagjini i Klinës te Zhenis Astana.

Edhe një lojtar i mirë e ka lënë Superligën e Kosovës gjatë mini-afatit kalimtar dimëror.

Bëhet fjalë për djaloshin nga Kosova Lindore, Iljasa Zulfiji, i cili ka kompletuar transferimin te Zhenis Astana.

Është vet klubi klinas, Dukagjini, i cili ka konfirmuar transferimin e yllit të tyre, por pa bërë të ditur detajet dhe shifrat e marrëveshjes.

“Një prej lojtarëve më të rëndësishëm, Iljasa Zulfiji, e përmbyll angazhimin e tij te klubi ynë”.

“Zulfiji është transferuar në “Zhenis Astana” të Kazakistanit, klub që bën gara në Premierligën e atjeshme”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit.

Ndryshe, Zulfiji ishte thuajse lojtari kryesor i “Hithave” në sezonin e kaluar duke kualifikuar ekipin në garat e Ligës së Konferencës, aty ku shkëlqeu me 4 gola të shënuar dhe kualifikoi ekipin në raundin e tyre.

Vlen të theksohet se 25-vjeçari te klubi kazak do të luajë së bashku me sulmuesin Arb Manaj, i cili u huazua në janar nga Drita. 

Related Articles